70 MILIONË CASH: Gara për Dusan Vlahovic tashmë ka një fitues!

Dusan Vlahovic këtë verë ka ngritur në këmbë një numër të madh skuadrash europiane se cila do të sigurojë shërbimet e tij.

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Juventus krijoi një entuziazëm tek fansat e kësaj skuadre për transferimin e tij mirëpo një gjë e tillë duket se do të rezultojë thjesht një dëshirë e parealizuar.

Tuttosport publikoi një analizë të Giuseppe Bozzo i cili bëri të ditur që shifra prej 70 milionë eurosh që Fiorentina kërkon për bomberin serb është e papërballueshme nga skuadrat italiane.

Ai deklaroi që me shumë mundësi verën tjetër ai do të largohet nga Firence dhe se destinacioni i tij nuk do të jetë më Serie A por Premier League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here