Marotta i hyn në mes Mourinhos dhe Juventusit, transferon objektivin e tyre!

Përforcimet me kualitet dhe përvojë të lartë që mund të vijnë me parametra 0 janë gjithmonë të mirëseardhura nga secila skuadër.

Një gjë të tillë po synon që ta arrijë edhe Beppe Marotta i cili tashmë ja ka mësyer objektivit të Jose Mourinhos por edhe të Juventusit.

Special One është tashmë në kërkim të një mesfushori me përvojë pas dështimit për të transferuar Granit Xhakan nga Arsenal.

Tashmë emri kryesorë është ai i Axel Witsel të Borussia Dortmund, kontrata e të cilit do të skadojë në vitin 2022.

Calciomercato bën të ditur që tashmë edhe Marotta ka hyrë në garë për belgun dhe pritet të shkaktojë një surprizë.

Marotta tek Witsel sheh pasuesin ideal të Marcelo Brozovic i cili mund të largohet gjatë verës së ardhshme për shkak se nuk ka pranuar akoma të rinovojë kontratën me Neroazzurët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here