Nuk rinovon me Liverpool: Salah tek gjiganti i Serie A!

Merkatoja e verës përfundoi ditë më parë por kjo nuk mund ti parandalojë transferimet bombë që pritet të ndodhin.

Kërkesa e çmendur e Mohamed Salah për rinovimin e kontratës që i bëri Liverpoolit duket se ka një prapavijë tjetër.

Nga Anglia vjen lajmi që skuadra e Juventusit është gati përsëri që të fillojë operacionin për të rikthyer egjiptianin në Apenine.

Kjo pasi Mohamed Salah është gati që të ndajë rrugët me The Reds ku largimi nga Anfield duket më pranë se kurrë që të ndodhë.

Largimi i Ronaldos i ka hapur rrugët tashmë Zonjës së Vjetër për të sjellur një emër të madh për sulmin e saj dhe Salah duket emri i duhur.

Ai pëlqehet tej mase nga tekniku Allegri dhe ofrimi i një page të majme nuk është problem për Biankonerët të cilët janë gati për çmendurira në merkatot e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here