Juventusi është duke tentuar që të bëjë një goditje të trefishtë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Zonja e Vjetër e di se nuk e ka skuadrën shumë premtuese në këtë sezon dhe duhet të përforcohet më shumë.
Biankonerët kanë një humbje dhe një barazim, për këtë arsye transferimet në janar janë të pashmangshme.
Juventusi është i etur për të thelluar investimet e tyre në talentë francezë, shkruan Calciomercato, pasi ata kanë krijuar një listë të lojtarëve në Ligue 1 që duan të ndjekin gjatë vitit të ardhshëm.
Houssem Aouar dhe Rayan Cherki nga Lyon dhe Benoit Badiashile nga Monaco konsiderohen ndër objektivat e tyre primarë.