Keylor Navas në Serie A!

Transferimi i Gianluigi Donnarummas tek Paris Saint Germain tashmë i ka vështirësuar punët kosta rikanit Keylor Navas.

Kjo për faktin që tani ai e ka më të vështirë për të siguruar vendin e titullarit në Parc des Prince dhe pritet të largohet ndoshta nga kryeqyteti francez.

Aventura e tij e rradhës mund të jetë pikërisht në Serie A ku interesimi për të nuk mungon.

Juventus është duke u bërë gati për të filluar sulmin në merkato në qoftë se forma e Szczesny vazhdon të jetë kështu që nuk po bindë me paraqitjet e tij.

Çmimi i tij në merkato nuk është shumë i madh por paga prej 8 milionë eurosh i ka vështirësuar punët pak Zonjës së Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here