Alarm në San Siro: City pranë transferimit të yllit të Rossonerëve!

Duket se Milan nuk e ka të shkruar që të gjejë qetësinë këtë vit për shkak të largimeve tjera që mund të ndodhin dhe bëhet fjalë për futbollistë kyç.

Pas Franck Kessie i cili tashmë po kërkohet me ngulm nga Paris Saint Germain, një tjetër emër tashmë ka përfunduar në radarët e Manchester Cityt.

Blutë tashmë janë vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e mbrojtësit anësor, Theo Hernandez.

Rossonerët e transferuan Hernandez në vitin 2019 nga skuadra e Real Madrid por tashmë një largim i tij nga Milano duket shumë pranë të ndodhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here