Mauro Icardi pritet që të rikthehet në Serie A gjatë merkatos së janarit për shkak se një marrëveshje me Paris Saint Germain për një vlerë 35 milionë eurosh është shumë pranë të arrihet.
Siç raporton todofichajes.com, Icardi është prioriteti numër 1 për skuadrën e Juventusit gjatë merkatos së janarit.
Biankonerët janë vënë në ndjekje të sulmuesit të lindur më 1993 dhe me një kontratë që i skadon në vitin 2024 janë të gatshëm që të paguajnë shifrën prej 35 milionë eurosh për ta sjellë atë në Torino.
Francezët nuk do të bëjnë asnjë rezistencë sa i përket largimit të tij pasi pas transferimit të Lionel Messit mundësitë për Icardin për një vend në formacion janë minimizuar.