Pëlqehet nga të gjithë: Ky do të jetë sulmuesi i ri i Juventusit!

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Juventus ka ngritur një çështje të madhe tek kjo skuadër, se kush do të zërë vendin e tij.

Shumë emra janë prezentuar nga drejtuesit e skuadrës dhe gazetarë të ndryshëm por duket se Massimiliano Allegri ka në mendjen e tij vetëm një futbollist.

Këtë lajm e konfirmoi miku i ngushtë i trajnerit të Zonjës së Vjetër, Giovanni Galeone i cili deklaroi që Allegri po kërkon vetëm transferimin e sulmuesit serb në vend të Ronaldos.

Galeone tha që ishte i habitur sesi Juventus nuk arriti ta transferojë atë gjatë kësaj merkatoje duke parë karakteristikat e veçanta që ka ai sulmues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here