Pranë ndarjes me Bayern: Coman rikthehet në Serie A!

Siç raportojnë mediat në Gjermani, Bayern Munich në fund të këtij sezoni do të mbetet pa yllin e saj.

Kjo për shkak se Kingsley Coman po kërkon rritje page gjë që Bayern Munich po refuzon ta pranojë.

Kontrata e Coman skadon në vitin 2023 dhe ai ka refuzuar çdo mundësi për të rinovuar në qoftë se paga e tij nuk do të rritet.

Kjo ka bërë që interesimi për 25 vjeçarin të rritet shumë duke hyrë në lojë edhe PSG por francezët nuk janë të vetëm në këtë garë.

Është edhe Juventusi e cila është ‘pishman’ për shitjen e tij në 2015 për 28 milionë euro tek bavarezët dhe tashmë po kërkon ta shlyejë atë gabim të bërë.

Raportohet që Zonja e Vjetër është duke konsideruar mundësinë për ti ofruar atij një pagë prej 12 milionë eurosh për ta bindur që të rikthehet në Torino.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here