BOMBA E VITIT: Një superfutbollist për Juventusin, do shkëmbehet me De Ligt!

Matthijs De Ligt ka muaj që po përflitet për një largim të mundshëm nga Juventus por tashmë gjithçka duket se ka filluar të marrë formë.

Kjo për faktin që tashmë është duke u përgatitur një shkëmbim spektakolar në mes të Zonjës së Vjetër dhe Real Madridit.

Tek Real Madrid ka futbollistë që po rrezikojnë largimin por tek Juventus do të ishin ‘shpëtimtarë’ të vërtetë.

Njëri ndër ta është Federico Valverde, emër shumë i pëlqyer nga Zonja e Vjetër dhe mund të shkëmbehet me De Ligt gjatë janarit ose verës së ardhshme.

Pas largimit të Ramos dhe Varane, Los Blancos janë duke kërkuar një emër të madh për në qendër të mbrojtjes dhe holandezi duket i duhuri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here