Publikohet skuadra e re e Allegrit: Ja 3 blerjet që do bëjnë diferencën në Serie A!

Tek Juventus po bëhen gati për një revolucion të vërtetë në merkato dhe janë mësuar tashmë 3 kërkesat e teknikut Massimiliano Allegri.

Zonja e Vjetër pritet që të kalojë në një tranzicion por që synon të mbajë nivelet e larta edhe gjatë kësaj faze.

Emri i parë në listën e toskanit është ai i Ramy Bensebaini nga skuadra e Borussia Monchengladbach për të forcuar krahun e majtë të mbrojtjes pasi Alex Sandro pritet të largohet nga Torino.

Për mesfushën pëlqehet shumë Granvenbech, emër ky që premton shumë për të ardhmen.

Ndërkohë që për sulmin preferenca nuk ka ndryshuar pasi Dusan Vlahovic mbetet akoma prioriteti i Zonjës së Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here