Bomba e janarit: Kessie me Gosens në një skuadër për 70 milionë euro!

Franck Kessie dhe Robin Gosens do të largohen nga Milani dhe Atalanta gjatë afatit kalimtar të janarit për një shifër prej 70 milionë eurosh.

Përveç interesimit të Paris Saint Germain, ‘Elgoldigital’ bën të ditur që edhe Atletico Madrid është gati të ofrojë 10 milionë euro dhe shërbimet e Hector Herrera për të bindur Rossonerët që të heqin dorë prej mesfushorit nga Bregu i Fildishtë.

Nga ana tjetër, Diego Simeone është gati të ofrojë shërbimet e Renan Lodi dhe 40 milionë euro Atalantas për shërbimet e mbrojtësit gjerman.

Lodi nuk ka përmbushur pritshmëritë në skuadër dhe për këtë arsye do të ofrohet tek skuadra nga Bergamo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here