Allegrit ‘i dridhet stoli’, Juventus ka gati zëvëndësuesin e tij në fillim të sezonit!

Starti katastrofal i sezonit tek Juventusi mund ti kushtojë shumë shtrenjtë Massimiliano Allegrit.

Zonja e Vjetër në 3 ndeshjet e para të sezonit ka arritur të grumbullojë vetëm 1 pikë dhe po zhvillon një lojë që nuk kënaqë aspak fansat e kësaj skuadre.

Bastoret në Itali nuk po i besojnë më Allegrit dhe kuota për largimin e tij nga Juventusi po ulet çdo ditë e më shumë.

Lista e zëvëndësuesve potencial për të zënë vendin e tij është e madhe mirëpo emri i fundit që po përmendet është ai i Zinedine Zidane, një ish futbollist i kësaj skuadre.

Por mundësitë për ardhjen e tij në Torino duken pak të vogla mirëpo në qoftë se shkarkohet Allegri atëherë gjithçka është e mundur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here