Lukaku tradhëton përsëri Interin, dy yjet e zikaltërve do transferohet në Stamford Bridge!

Romelu Lukaku jo vetëm që u largua nga Inter këtë verë por tashmë i ka sugjeruar skuadrës së Chelseas transferimin e dy futbollistëve të Neroazzurëve.

Me Antonio Rudiger dhe Thiago Silva që kanë vetëm edhe një vit kontratë të mbetur në Londër dhe që pritet të largohen, Chelsea ka nevojë për dy blerje të reja në repartin e mbrojtjes.

Pikërisht këtu hyn në lojë belgu i cili i ka sugjeruar emrin e Alessandro Bastonit të Interit, një futbollist që premton shumë për të ardhmen.

Emri tjetër është ai i Milan Skriniar.

Negociatat me Beppe Marottan nuk do të jenë të lehta mirëpo me një ofertë të lartë kjo dyshe mund ti bashkohet Bluve gjatë verës së ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here