Përfundimtare: Joao Felix dëshiron largimin, për 80 milionë euro në Serie A!

Sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix ‘u zvarrit’ në merkaton e verës por në fund spanjollët nuk e shfrytëzuan të drejtën e shitjes.

Ish futbollisti i Benficas tashmë ka rënë në plan të dytë për Diego Simeonen qysh prej rikthimit të Antoine Griezmann në Wanda Metropolitano dhe me mundësinë e para pritet që ta lëshojë Madridin.

Los Colchoneros po kërkojnë plot 80 milionë euro për shitjen e tij dhe skuadra më e interesuar deri më tani është Juventusi e cila po kërkon një zëvëndësues për Cristiano Ronaldon.

Felix nuk do të ishte kundër këtij transferimi por të dy palët duhet që të gjejnë një akord për çmimin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here