Juventus ka nevojë për të: Transferim 50 milionësh!

Juventus e ka parë veten në telashe të mëdha në këtë fillim sezoni dhe ndërhyrjet në merkato duket se do të jenë shpëtimi i vetëm për Massimiliano Allegrin.

Me 1 pikë në 3 ndeshjet e para Juventusi shihet që është në probleme të mëdha e sidomos reparti që po vuan më së shumti është ai i mbrojtjes.

Zonja e Vjetër tashmë ka kthyer sytë kah Real Madrid për blerjen e rradhës dhe bëhet fjalë për Ferland Mendy.

Mbrojtësi anësor i madrilenëve do të ishte një ndihmesë e madhe për Biankonerët për këtë sezon.

Çmimi i tij sillet rreth 50 milionë euro dhe pavarësisht kualitetit të tij të padiskutueshëm Real Madrid është e gatshme për shitjen e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here