Asgjë nga rinovimi: Milan ka gjetur zëvendësuesin e Kessie

Kessie drejt largimit, Rosonerët kanë gjetur zëvendësuesin.

Rinovimi i kontratës me Franck Kessie është temë aktuale te Milani muajt e fundit.

Mesfushorit ivorian i skadon kontrata me Rosonerët në fund të sezonit dhe ka refuzuar ofertën e drejtuesve prej 6 milionë eurove në sezon.

Kessie sipas të gjitha gjasave do ta vazhdoj karrierën te PSG, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se Milan ka gjetur zëvendësuesin.

Sipas portalit të njohur spanjoll për transferime, Todo Fichajes, Milan ka piketuar mesfushorin e Palmerias, Danilo.

Maldini dhe Massara besojnë se 20-vjeçari është zëvendësuesi i duhur dhe do të tentojnë transferimin e tij që në merkaton e janarit. Për kartonin e Danilos, Milan do të paguaj 12 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here