Oferta faraonike ka arritur, Suning gati ta pranojë, Lautaro Martinez largohet nga Interi.
Lautaro Martinez është i lidhur me një largim nga Interi për një kohë të gjatë dhe kësaj rradhe duket se Suning do ta lërë të lirë argjentinasin.
El Toro e ka nisur sezonin mjaftë mirë duke realizuar dy gola në dy ndeshje të luajtura.
Siç raporton Calcio Mercato, Arsenali është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për kartonin e Lautaros.
Antonio Conte pritet ta merr drejtimin e Topçinjëve dhe kushti i tij është transferimi i Lautaros në Emirates.
Drejtuesit e Arsenalit janë të gatshëm ta thyejnë rekordin dhe të ofrojnë 100 milionë euro, ofertë të cilën Suning do ta pranojë.
Në rast se Conte emërohet trajner i Arsenalit brenda këtij muaji, Topçinjtë do të hidhen në sulm për Lautaron në merkaton e janarit.