Punë e kryer: Isco në janar te gjiganti italian

Isco transferohet në Serie A. 

Mesfushori i Realit, Isco është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim në Serie A dhe në janar sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Itali.

29-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Ancelottit dhe Perez është i gatshëm ta lërë të lirë të largohet.

Sipas portalit të njohur spanjoll për transferime Todo Fichajes, Isco në janar do të transferohet te Interi.

Neroaxurët janë në kërkim të përforcimeve për departin ofanziv të mesfushës, pas lëndimit të Sensit.

Bisedimet do të fillojnë ditën e nesërme ku do të përballen Interi me Realin dhe për kartonin e Iscos Neroaxurët do të paguajnë 10 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here