Andrea Pirlo i rikthehet futbollit.
Ish-trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo duket se nuk do të qëndroj për shumë gjatë jashtë fushave.
Pirlo u shkarkua nga Juventusi në qershor pas rezultateve të dobëta si trajner i Biankonerëve.
E përditshmja katalanase Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Andrea Pirlo mund ta merr drejtimin e Barcelonës.
Barcelona mbrëmë u turpërua nga Bayerni në Ligën e Kampionëve dhe Joan Laporta është duke menduar për shkarkimin e Ronald Koeman.
Blaugranët janë në kërkim të një trajneri dhe i preferuari i Laportas, Xavi nuk është shprehur ende i gatshëm për tu ulur në stolin e Barcelonës.
Laporta ka kthyer vëmendjen kah Pirlo, pasiqë beson se filozofia e tij përshtatet me stilin e lojës që luan Barcelona.
Sport, shkruan se Andrea Pirlo për momentin është favoriti kryesor për tu ulur në stolin e Barcelonës.