Nuk bën pjesë në planet e Ancelottit: Ferland Mendy te gjiganti italian

Ferland Mendy transferohet në Serie A.

Mbrojtësi i Realit, Ferland Mendy e ka humbur vendin e titullarit te Reali pas problemve të shumta me lëndimet.

Forma e mirë e Gutierrez dhe transferimi i Alabas kanë bërë që Mendy mos të bëjë pjesë në planet e Carlo Ancelottit.

Portali i njohur spanjoll për transferime, Todo Fichajes, raporton se interesim për transferimin e Mendy ka shfaqur Juventus.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër e pëlqejnë francezin dhe pritet të nisin bisedimet me Realin së shpejti.

Biankonerët synojnë transferimin e Mendyt në merkaton e janarit. Mendy ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2026, ndërsa Perez është i hapur edhe për ta huazuar atë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here