Lamtumirë Handanovic: Inter ka portier të ri

Handanovic drejt pensiomit, Neroaxurët kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Samir Handanovic pritet të pensionohet në fund të këtij sezoni pas dhjetë viteve si portier i Neroaxurëve.

Slloveni u transferua në Meazza në vitin 2012 nga Udinese për 15 milionë euro ka qenë pika më e fortë e Interit.

Calcio Mercato raporton se Inter ka gjetur portierin e ri dhe se janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes.

Bëhet fjalë për portierin e Ajax, Andre Onana kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Onana është i gatshëm që të transferohet te Interi dhe marrëveshja pritet të finalizohet në merkaton e janarit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here