E bujshme: Edin Hazard nga janari në Serie A

Eden Hazard te gjiganti italian.

Sulmuesi i Realit, Eden Hazard sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Santiago Bernabeu pas paraqitjeve mbreslënëse nga Vinicius Junior.

Hazard vështirë se do të gjej hapsira për të luajtur dhe në janar mund të largohet nga Reali.

Mediat spanjolle raportojnë se Hazard do të transferohet në Itali, pasiqë interesim për të kanë shfaqur Juventus dhe Roma.

Hazard ka kontratë me Realin deri në vitin 2024, ndërsa vlera e tij në treg është 40 milionë euro.

Perez është i hapur edhe për huazimin e Hazard dhe bisedimet me gjigantët italian pritet të fillojnë së shpejti.

Juventus apo Roma, mbetet ta shohim se ku do të transferohet Hazard në merkaton e janarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here