Paolo Maldini përsëri për shopping në Stamford Bridge.
Milan mbrëmë u mposht nga Liverpooli në Anfield 3-2 në ndeshjen e parë të grupit B.
Maldini dhe Massara kanë filluar të mendojnë që tani për merkaton e janarit dhe atë të verës.
Rosonerët kanë nuhatur një mundësi të mirë për verën e ardhshme. Antonio Rudiger dëshiron largimin nga Chelsea dhe Milan do të tentoj transferimin e tij me parametra zero.
Gjermanit i skadon kontrata me Blutë e Londrës verën e ardhshme dhe Rosonerët e shohin si një përforcim ideal për vijën e mbrojtjes.
Rudiger është i gatshëm që të rikthehet në Itali, ndërsa marrëveshja mund të arrihet në janar.