Robin Gosens transferohet te gjiganti italian

Robin Gosens pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Mbrojtësi i Atalantës, Robin Gosens është njëri nga lojtarët më të kërkuar falë paraqitjeve mbreslënëse.

Interesim për gjermanin kanë shfaqur Juventus, Barcelona dhe Atletico Madrid, por garës i është bashkuar edhe Interi.

Ivan Perisic pritet të largohet nga Meazza dhe Neroaxurët e shohin Gosensin si zëvendësuesin ideal.

Atalanta kërkon 40 milionë euro për Gosens, shifër të cilën Inter është i gatshëm ta ofrojë.

Inter do të tentojë të siguroj shërbimet e Gosens në merkaton e janarit, ndërsa gjermani do të transferohej në Meazza verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here