E bujshme: Antonio Rudiger nga janari në Serie A

Antonio Rudiger rikthehet në Serie A.

Qendërmbrojtësi i Chelsea, Antonio Rudiger sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Stamford Bridge, pasiqë kontrata me Blutë i skadon në fund të sezonit.

Drejtuesit e Chelsea kanë vendosur ta nxjerrin në shitje në janar, për të mos e humbur verën e ardhshme me kosto zero.

Mediat angleze dhe ato italiane, raportojnë se Rudiger do ta vazhdoj karrierën në Itali.

Juventus synon transferimin e gjermanit në merkaton e janarit dhe për shërbimet e tij do të ofrojnë 15 milionë euro.

Blutë e Londrës pritet ta pranojnë ofertën e Biankonerëve dhe Rudiger sipas të gjitha gjasave në janar do ta vesh fanellën e Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here