Bombë: Franck Kessie transferohet te rivalët e Milanit

Kërkesat e tij të larta ekonomike duket se nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët të Franck Kessies me drejtuesit e Milanit.

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie sipas të gjitha gjasave do të largohet nga San Siro në fund të sezonit.

24-vjeçari nuk po gjen gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Milanit për rinovimin e kontratës e cila i skadon verën e ardhshme.

Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “La Repubblica”, Juventusi po monitoron me kujdes lëvizjet e liderit të mesfushës kuqezi i cili nuk do të refuzonte një kalim tek bardhezinjtë nëse këta të fundit do t’i plotësojnë kërkesat ekonomike të tij.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ishte një nga më të rëndësishmit e Milanit sezonin e kaluar falë paraqitjeve dhe golave të tij.

Në këtë sezon Kesi është aktivizuar në dy takime, një në Serinë A dhe një në Champions.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here