E bujshme: Kingsley Coman rikthehet në Serie A

Kingsley Coman përsëri në Serie A. 

Sulmuesi i Bayernit të Mynihut, Kingsley Coman, është detyruar ti nënshtrohet një operacioni në zemër pas një problemit me ritmin kardiak.

Francezi nuk do të qëndrojë për shumë gjatë jashtë fushave, mirëpo për 25-vjeçarin ky duket se do të jetë sezoni i fundit me Bavarezët.

Coman ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023 dhe nuk dëshiron që ta rinovojë atë, prandaj Bavarezët janë të detyruar ta nxjerrin në shitje verën e ardhshme.

Calcio Mercato, raporton se interesim për Coman ka shfaqur Juventusi. Biankonerët janë të gatshëm ta rikthejnë francezin në skuadër verën e ardhshme.

Vlera e Coman në treg është 60 milionë euro, por vitin e ardhshëm Zonja e Vjetër mund ta blej kartonin e 25-vjeçarit për një shifër më të ulët.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here