Milan do të përballet mbrëmjen e sotme me Juventus me disa mungesa të rëndësishme në formacion.
Kuqezinjtë, në fakt, nuk do të kenë në dispozicion Ibrahimovic, Bakayoko, Calabria, Krunic, Messias dhe Giroud.
Lajmi i mirë është se portieri Maingan, i cili ishte në dyshim për shkak të një shqetësimi në dorë, do të jetë në dispozicion.
Trajneri Stefano Pioli ka publikuar listën e të grumbulluarve në kanalet zyrtare të klubit:
Portierë: Maignan, Jungdal, Tătărușanu.
Mbrojtës: Ballo-Touré, Conti, Florenzi, Gabbia, Hernández, Kalulu, Kjær, Romagnoli, Tomori.
Mesfushorë: Bennacer, Castillejo, Díaz, Kessie, Saelemaekers, Tonali.
Sulmues: Leão, Maldini, Pellegri, Rebić.