Marotta për shopping në Old Trafford: Inter transferon yllin e United

Neroaxurët përsëri për shopping te Manchester United.

Inter dje dhuroi spektakël duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 6-1 Bolognan.

Skuadra e Inzaghit po shfaq një formë të mirë, mirëpo lëndimi i Sensit dhe mungesa e Eriksen, ka detyruar që drejtuesit të kërkojnë përforcime për vijën e mesfushës.

Mediat italiane, raportojnë se Inter synon transferimin e Donny Van de Beek në merkaton e janarit.

Holandezi ishte i lidhur me një largim nga Old Trafford gjatë verës, por në fund vendosi të qëndrojë.

Mirëpo 24-vjeçari nuk po fiton shumë minuta në sezonin e ri dhe tani është i gatshëm të ndryshojë skuadër.

Neroaxurët kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me Djajtë e Kuq dhe synojnë huazimin e Van de Beek me opsion blerjeje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here