Shkëmbimi i janarit: Juventus dhe Milan shkëmbejnë yjet e tyre

Juventus dhe Milan kanë gati shkëmbimin e merkatos së janarit.

Juventus dhe Milan do të zbresin sonte në fushë për tu përballur në derbin e xhiros së katërt në Serie A.

Biankonerët do të kërkojnë fitoren e parë këtë sezon në Serie A, ndërsa Rosonerët gjithashtu synojnë pikët maksimale për ta rimarrë kreun e tabelës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm para derbit të sontëm, duke shkruajtur se Juventus dhe Milan kanë gati një super shkëmbim për merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Federico Bernardeschit dhe Alessio Romagnolit.

Romagnolit i skadon kontrata me Rosonerët në fund të sezonit, ndërsa Bernardeschi nuk bën pjesë në planet e Allegrit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here