Lajm bombastik, Federico Chiesa largohet nga Juventusi.
Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa ishte njëri nga lojtarët kyç te Zonja e Vjetër sezonin e kaluar, por me ardhjen e Allegrit statusi i tij ka ndryshuar.
Juventus nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri duke arkëtuar vetëm dy pikë nga katër ndeshje të luajtura.
Chiesa nuk po luan aspak mirë nën drejtimin e Allegrit dhe është i gatshëm që të largohet nga Juventusi pas vetëm një sezoni.
Mediat spanjolle, kanë lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Reai synon transferimin e Chiesas.
Carlo Ancelotti ia ka kërkuar personalisht Perezit afrimin e Chiesas dhe për kartonin e tij Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro.