Mourinho transferon yllin 35 milionësh te Roma

Special One ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit. 

Jose Mourinho e ka nisur mirë aventurën me Romën duke marrë tre fitore në katër ndeshje të luajtura në Serie A.

Giallorosët renditen në pozitën e katërt me nëntë pikë të arkëtuara, mirëpo Mourinho ka kërkuar përforcime në janar për të synuar titullin.

Mediat italiane, raportojnë se Roma synon transferimin e yllit të Portos, Luiz Diaz në merkaton e janarit.

Diaz po vazhdon të shkëlqejë te Porto dhe këtë sezon ka realizuar 5 gola në shtatë ndeshje të luajtura.

Për kartonin e Diaz, Porto kërkon 35 milionë euro, shifër të cilën Giallorosët janë të gatshëm ta paguajn.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here