Alexandre Lacazette nga janari te gjiganti italian

Nuk dëshiron të qëndrojë te Arsenali, Lacazetta nga janari te gjiganti italian.

Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette pritet të largohet nga Arsenali në merkaton e janarit.

30-vjeçarit i skadon kontrata me Topçinjtë në fund të sezonit dhe drejtuesit janë të detyruar ta shesin në janar.

Calcio Mercato, raporton se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani. Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve në sulm pas problemve të shumta të Ibrahimovic.

Vlera e Lacazette në treg është 25 milionë euro, por Arsenali do ta shesë për një shifër prej 10 milionë eurove.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here