E bujshme: Granit Xhaka transferohet në Serie A, por jo te Roma

Granit Xhaka transferohet në Serie A, por tek një tjetër gjigant italian.

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ishte pranë transferimit te Roma gjatë verës, por në fund vendosi të rinovojë kontratën me Topçinjtë.

Megjithatë Arsenali e ka nisur sezonin e ri në mënyrë katastrofale dhe Xhaka është i gatshëm që të largohet nga Emirates.

Calcio Mercato, raporton se Granit Xhaka ka përfunduar në shënjestrën e Juventusit për merkaton e verës.

Biankonerët e shohin Xhakën si përforcimin ideal për vijën e mesfushës. Xhaka ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024, ndërsa për shërbimet e tij Zonja e Vjetër do të duhet të paguaj 20 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here