Bombë: Fabian Ruiz transferohet te gjiganti italian

Fabian Ruiz largohet nga Napoli, por jo nga Serie A.

Mesfushori spanjoll, Fabian Ruiz sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Napoli në fund të sezonit.

Ruiz ka kontratë me Napoletanët deri në vitin 2023, por dëshiron sfida të reja në karrierë dhe nuk ka pranuar rinovimin.

Spanjolli ka kërkuar pagë prej 4 milionë eurove, shifër të cilën De Laurentiis nuk është i gatshëm tia ofrojë.

Mediat italiane, kanë lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Juventus synon transferimin e Ruiz verën e ardhshme.

Vlera e Ruiz është 45 milionë euro, por Napoli do të jetë i detyruar ta shesë për një shifër më të ulët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here