Kessie drejt largimit: Milan transferon yllin e Atleticos

Rosonerët kanë gjetur zënvendësuesin e Kessie.

Rinovimi i kontratës me Franck Kessie është temë aktuale te Milani muajt e fundit.

Mesfushorit ivorian i skadon kontrata me Rosonerët në fund të sezonit dhe ka refuzuar ofertën e drejtuesve prej 6 milionë eurove në sezon.

Kessie sipas të gjitha gjasave do ta vazhdoj karrierën në Premier League, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se Milan ka gjetur zëvendësuesin.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Atleticos, Hector Herrera, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Interesim për mesfushorin meksikan ka shfaqur edhe Roma, mirëpo 31-vjeçari preferon transferimin në San Siro.

Herrera ka luajtur 3 ndeshje këtë sezon me Atleticon, ndërsa Milan pritet të nis bisedimet me meksikanin në janar për të firmosur para kontratë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here