Asgjë nga rinovimi me Juventusin: Dybala ka skuadër të re

Paulo Dybala largohet nga Juventusi.

Paulo Dybala sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Juventusi, pasiqë argjentinasi nuk po arrin marrëveshje me drejtuesit e Zonjës së Vjetër për rinovimin e kontratës.

Dybalas i skadon kontrata me Biankonerët në fund të sezonit, ndërsa argjentinasi mund të largohet edhe në janar.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Paulo Dybala do ta vazhdoj karrierën te Barcelona.

Blaugranët e shohin Dybalan si zëvendësuesin ideal të Messit dhe Laporta do të tentojë transferimin e tij në merkaton e janarit.

Barcelona është e gatshme të ofrojë 25 milionë euro në janar, por në rast se Juventus refuzon ta shesë, atëherë Katalansit do ta transferojnë me kosto zero verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here