Inter rrëmben yllin e Juventusit.
Inter e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri nën drejtimin e Inzaghit duke arkëtuar 13 pikë në pesë ndeshje të luajtura.
Edhe përkundër rezultateve të mira, Beppe Marotta është në kërkim të përforcimeve të reja dhe prioriteti i Neroaxurëve për merkaton e verës është transferimi i një portieri të ri.
Handanovic do të pensionohet në fund të sezonit pas nëntë viteve si portier i Interit dhe Marotta e ka gjetur zëvendësuesin te rivalët e përjetshëm.
Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter synon transferimin e Szczesnyt verën e ardhshme.
Për portierin polak ky do të jetë sezoni i fundit me Biankonerët, pasiqë drejtuesit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij.
31-vjeçarit i skadon kontrata me Zonjën e Vjetër në vitin 2024 dhe për kartonin e tij Inter do të ofrojë 15 milionë euro, shifër të cilën Biankonerët pritet ta pranojnë.