Nuk dëshiron të qëndrojë në stol: Edinson Cavani nga janari te gjiganti italian

Edinson Cavani rikthehet në Serie A. 

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani dëshiron largimin nga Old Trafford, pasiqë nuk është i kënaqur me statusin e tij në skuadër.

Me ardhjen e Ronaldos, Cavani nuk po gjen hapsira dhe dëshiron të rikthehet në Itali.

Mediat spanjolle raportojnë se nga kjo situatë e krijuar te United kërkon të përfitojë Juventusi dhe se Biankonerët synojnë transferimin e Cavanit në merkaton e janarit.

Allegri ka nevojë për më tepër opsione në sulm dhe sulmuesi uruguaian do të ishte përforcimi i duhur.

Cavanit i skadon kontrata me Djajtë e Kuq në fund të sezonit dhe për kartonin e tij Biankonerët do të paguajnë një shifër modeste prej 2 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here