Ronaldo e dëshiron në skuadër: United transferon yllin e Interit për 110 milionë euro

Manchester United ka gati ofertën stratosferike për yllin e Interit, Suning vështirë se do ta refuzoj.

Inter e ka nisur mirë sezonin e ri nën drejtimin e Inzaghit duke arkëtuar 14 pikë në në gjashtë ndeshje të luajtura.

Mirëpo klubi nuk po arrin të del nga kriza financiare dhe ditët e fundit është raportuar se Suning planifikon ta nxjerr në shitje Interin.

Edhe përkundër largimit të Lukakut dhe Hakimit, Neroaxurët nuk kanë arritur të stabilizojnë financat e klubit.

E përditshmja spanjolle Marca, raporton se Manchester United synon transferimin e Nicolo Barellas verën e ardhshme.

Pogba sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Old Trafford dhe Cristiano Ronaldo ia ka kërkuar personalisht drejtuesve të United transferimin e Barellas.

Barella konsiderohet si i paprekshëm nga drejtuesit e Interit, por United do të ofrojë 110 milionë euro për kartonin e italianit, ofertë të cilën Neroaxurët nuk kanë se si ta refuzojnë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here