Rosonerët kanë gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Milan e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri duke marrë pesë fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshje të luajtura.
Rosonerët sonte ndaj Atletico Madrid do të kërkojnë fitoren e parë në Champions League këtë sezon.
Objektivi i Milanit këtë sezon është fitimi i Scudettos dhe në San Siro priten përforcime të reja në merkaton e janarit.
Mediat spanjolle, raportojnë se Milan ka arritur marrëveshje me Atletico Madrid për transferimin e Herreras.
Meksikanit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe Colchoneros kanë rënë dakord që ta shesin për 3.5 milionë euro.
Herrera ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar te Milani dhe në janar 31-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës së Piolit.