Revolucion në Torino: Juventus shet dy yjet e skuadrës për 140 milionë euro

Andrea Agnelli ka gati revolucionin.

Juventus nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.

Biankonerët kanë arkëtuar vetëm tetë pikë nga gjashtë ndeshje të luajtura dhe Agnelli po planifikon ndryshime të mëdha në fund të sezonit.

Agnelli planifikon të nxjerr në shitja disa lojtarë për të arkëtuar para në mënyrë që të bëjë transferime të reja.

Mediat italiane, raportojnë se Juventus do të nxjerr në shitje Matthijs de Ligt dhe Dejan Kulusevskin.

Për kartonin e De Ligt Juventus kërkon 100 milionë euro, ndërsa për Kulusevskin 40 milionë euro.

Tottenham synon transferimin e dyshes së Juventusit dhe Spurs janë të gatshëm të ofrojnë 140 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here