Lajm i bujshëm nga Spanja, Casemiro drejt transferimit te gjiganti italian.
Mesfushori i Realit, Casemiro është i lidhur për një kohë të gjatë me një largim nga Santiago Bernabeu.
Sipas raportimeve të fundit, Reali synon transferimin e N’Golo Kante në merkaton e verës dhe Casemiro dëshiron largimin nga Los Blancos.
Portali i njohur spanjoll Don Balon, raporton se Casemiro do ta vazhdoj karrierën në Itali.
Nga situata e krijuar te Reali, kërkon të përfitojë Juventus dhe Biankonerët do të hidhen në sulm për Casemiron verën e ardhshme.
Te Zonja e Vjetër priten ndryshime të mëdha në fund të sezonit dhe Casemiro është objektivi kryesorë për vijën e mesfushës.
Për kartonin e brazilianit Juventus do të duhet të paguaj më së paku 50 milionë euro.