Marotta tipik: Inter siguron super përforcimin për 2022 me kosto zero

Inter siguron super goditjen e parë për 2022 me parametra zero.

Beppe Marotta njihet si njëri nga drejtorët më të mirë në botën e futbollit.

64-vjeçari u bë i famshëm me përforcimet e tij te Juventusi me parametra zero dhe po vazhdon me të njejtën filozofi edhe te Interi.

Sipas raportimeve të fundit, Marotta ka siguruar një tjetër super goditje me kosto zero.

Bëhet fjalë për portierin e Ajax, Andre Onana kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.

Onana do ti bashkohet Neroaxurëve si lojtarë i lirë dhe do të firmos kontratë katër vjeçare.

Portieri kamerunas është vetëm 25-vjeç dhe do të jetë portieri i parë në skuadrën e Inzaghit sezonin e ardhshëm.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here