E bujshme: Ginter transferohet në Serie A me parametra zero

Matthias Ginter te gjiganti italian me parametra zero.

Mbrojtësi i Borussia Monchengladbach, Matthias Ginter pritet të largohet nga Borussia-Park në fund të sezonit.

27-vjeçarit i skadon kontrata me Borussian verën e ardhshme dhe nuk dëshiron ta rinovojë atë.

Mbrojtësi gjerman dëshiron sfida të reja në karrierë dhe interesimi për të nuk mungon aspak.

Interesim për Ginter kanë shfaqur Real Madrid dhe Atletico Madrid, por Ginter ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Interi, shkruan Bild.

Neroaxurët e kanë piketuar gjermanin si zëvendësuesin ideal të Skriniar, i cili pritet të largohet nga Meazza në fund të sezonit.

Inter do të arkëtoj më së paku 40 milionë euro nga shitja e Skriniar, ndërsa Ginter do ti bashkohet Neroaxurëve me parametra zero.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here