Andrea Pirlo do të rikthehet në stol edhe atë tek njëra nga skuadrat më të mëdha në Europë.
Skuadra e Barcelonës në krye me Ronald Koeman është duke kaluar një periudhë tejet të vështirë ku humbja 3-0 në Champions League nga Benfica ishte një disfatë që nuk u përballua lehtë nga presidenti Joan Laporta.
Bisedimet tashmë kanë filluar me emrin më të preferuar për presidentin katalanas, Andrea Pirlo.
La Gazetta dello Sport bën të ditur se Laporta tashmë e ka thirrur Pirlon për një bisedë telefonike ku i ka kumtuar lajmin që dëshiron ta shohë atë në stolin e katalanasve.
Emrat tjerë që bëjnë pjesë në këtë listë janë Xavi Hernandez dhe Antonio Conte.