Dorëzohet Sampdoria: Damsgaard tek gjiganti i Serie A në janar!

Mikkel Damsgaard mbeti tek skuadra e Sampdorias përkundër interesimit të madh që pati për të nga shumë skuadra të mëdha europiane.

Mesfushori ofenziv ka kohë që po pëlqehet nga disa prej skuadrave më të mëdha në Apenine dhe njëra ndër to tashmë është gati për transferimin e tij në janar.

Calciomercato bën të ditur që Stefano Pioli pëlqen shumë danezin dhe Milan po përgatitet që në janar të përfundojë transferimin e tij.

Rossonerët po synojnë huazimin e tij me obligim blerje në verën e ardhshme.

Sampdoria nga ana tjetër ka kërkuar një shifër prej 30 milionë eurosh për të lënë yllin e tyre të lirë që të largohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here