Drejtori i Interit, Beppe Marotta nuk është duke marrë lajme të mira nga merkato që po zhvillohet jashtë Italisë.
Skuadra të mëdha të Premier League kanë kthyer sytë kah Neroazzurët dhe janë duke planifikuar transferimin e yllit të zikaltërve.
Manchester United dhe Tottenham po bëhen gati për oferta të majme në drejtim të Marcelo Brozovic, i cili kishte qenë i përfolur edhe për një largim të mundshëm nga San Siro gjatë merkatos verore.
Interi nga ana tjetër po lufton për ta mbajtur në skuadër kroatin i cili është zemra e mesfushës.
Por një gjë e tillë duket e vështirë duke marrë parasysh kapacitetin financiar të dy gjigantëve anglezë të cilët po planifikojnë ti ofrojnë një pagë të majme kroatit.