Lamtumirë United: Serie A e pret holandezin!

Donny Van de Beek është duke pasur shumë pak hapësirë tek skuadra e Manchester United dhe kjo gjë ka frustruar tej mase holandezin.

Ky pritet që të ishte një sezon i mbarë për mesfushorin e Djajve të Kuq por duket se kalimi i krizës që po kalon është larg që të ndodhë.

Kaq ka mjaftuar që dy gjigantë të Serie A të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për Milanin dhe Juventusin.

Rossonerët janë pranë ndarjes me Franck Kessie dhe Van de Beek duket emri ideal për të zënë pozitën e tij.

Ndërkohë që Juventusi ka gati një plan tjetër ku mund të ofrojë edhe shërbimet e Aaron Ramsey për të cilin do të ishte një rikthim në Premier League pasi më herët ka qenë pjesë e Arsenal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here